Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-05-2013

Simulim gjykimi Servitutet (reale dhe personale)

Me 15 maj 2013, IGJK ka organizuar një simulim gjykimi nga lëmia civile me temë “Servitutet Reale dhe Personale”. Trajnimi u realizua përmes një simulimi të gjykimit, me ç’rast pjesëmarrësit patën rastin të përfitojnë njohuri praktike për servitutet reale dhe personale në kuptim të Ligjit të Kosovës për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore. Me këtë rast u demonstrua praktikisht se si të bëhet dallimi i vërtetimit të së drejtës së servitutit dhe konstituimit të tij, mënyrat e krijimit dhe të humbjes përkatësisht shuarjes së servitutit, si dhe mënyrat e mbrojtjes së të drejtës së servitutit. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga divizioni civil të Gjykatave  Themelore nga të gjitha regjionet.

Shpërndaje :