Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-11-2020

Shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim

Më datë 17,18 dhe 19 nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë brenda Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës SHBA  – OPDAT, është duke realizuar trajnimin me temë “Shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Corey Smith, Këshilltar Ligjor i Departamentit Ligjor në SHBA/OPDAT dhe z. Kevin Rapp, Prokuror Federal.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i  zhvillimit te shkathtësive gjyqësore dhe simulimit.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar me shembuj nga rastet e praktikës si dhe e pasuruar me metodën interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga niveli Themelor – Divizioni Penal, Prokurorë nga  Prokuroria Speciale, si dhe Prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :