Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-11-2020

Avancim mbi të drejtat e personave LGBTI në Kosovë

Më 18 Nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me CEL - Qendra për Barazi dhe Liri për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë është duke realizuar trajnimin me temë “Avancim mbi të drejtat e personave LGBTI në Kosovë”. Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është znj. Blendë Pireva .

Qëllimi i trajnimi është Identifikimi adekuat i praktikës gjyqësore ndërkombëtare dhe vendore në lidhje me të drejtat e personave të komunitetit LGBTI, përqendrimi në rëndësinë e angazhimit të ndjekjeve penale për të luftuar krimin e urrejtjes,  ndikimit të krimeve të urrejtjes tek personat e komunitetit LGBTI, të diskriminimit dhe paragjykimeve që personat e komunitetit LGBTI përjetojnë në Kosovë;

Me theks t veçantë u trajtua aplikimi praktik i standardeve ndërkombëtare si dhe i legjislacionit lokal që duhet të mbështesin ndjekjen efektive të krimeve të urrejtjes ndaj personave të komunitetit LGBTI

Po ashtu gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar edhe identifikimi i fakteve ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke përfshirë: orientimi seksual, identiteti gjinor, karakteristikat seksuale, krimi i urrejtjes dhe konceptet më të gjera të homofobisë, transfobisë, stereotipizimit dhe “diskriminimit.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues në këtë trajnim janë: gjyqtar  të nivelit Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :