Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-12-2020

Program i Specializuar Trajnimi – Shpëlarja e Parave-Sesioni III

Më 01-02 dhjetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me programin IRZ është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar Trajnimi – Shpëlarja e Parave-Sesioni III”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, z. Behar Xhema, Zëvendës Drejtor, Njësia e Inteligjencës Financiare dhe znj. Iris Rebe-Plösser, Policia Kriminale Doganore Grupi i Përbashkët i Hetimit Financiar Zyra Federale e Polices Kriminale.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar më veprën penale. Pra ky trajnim do ta trajtoj pastrimin e parasë në aspektin penal - juridik e me theks të veçantë sfidat e përditshme të gjyqtarëve e prokurorëve, si në aspektin akuzues e po ashtu edhe në marrjen e vendimit gjyqësor në një çështje penale të pastrimit të parasë.               

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorë dhe Gjyqtarë nga niveli themelor.

Shpërndaje :