Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-12-2020

Mbikëqyrja e ligjshmërisë se punës dhe inspektimin e përmbaruesve

Më 03 dhjetor 2020 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Mbikëqyrja e ligjshmërisë se punës dhe inspektimin e përmbaruesve”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është znj. Feride Podvorica, Eksperte në fushën e përmbarimit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me autorizimet dhe rolin e institucioneve mbikëqyrëse përkitazi me inspektimin e përmbaruesve privat.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë përmbarues privat nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :