Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-12-2020

E Drejta e Azilit dhe legjislacioni në fuqi

Më 08 dhjetor 2020 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative LARP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “E Drejta e Azilit dhe legjislacioni në fuqi”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim është z. Hasan Shala, Kryetar ne Gjykatën e Apelit dhe z. Memli Ymeri, Kordinator i projektit në CRP/K.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën e azilit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjyka e Apelit,  gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor.

Shpërndaje :