Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-12-2020

Video-konferencë e TAIEX lidhur me themelimin e bashkëpunimit të Kosovës me Eurojust

3-4 Dhjetor 2020, Akademia e drejtësisë mori pjesë në Videokonferencën e organizuar nga TAIEX në bashkëpunim me EUROJUST lidhur me themelimin e bashkëpunimit Eurojust-Kosovë.

Qëllimi i këtij seminari të realizuar online është që të shpjegohen karakteristikat e bashkëpunimit me Eurojust dhe themelimi i kontakteve fillestare mes EUMS, Eurojust dhe autoriteteve të Kosovës.

U trajtuan tema të ndryshme siç janë Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, shpëlarja e parave, krimi kibernetik dhe terrorizmi.

Kosovan në këtë Konferencë u prezantua nga spektër i gjerë i akterëve të sistemit të derjtësisë si dhe nga institucionet përgjegjëse për bashkëpunim juridik Ndërkombëtar.

Në këtë konferencë morën pjesë Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës z. Selim Selimi, Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të MD-së, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, si dhe pikat kontaktuese nga Prokuroritë e Shtetit që janë përgjegjëse për BJN.

Temat që u mbuluan më në hollësi, gjithmonë me fokus në mënyrat e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar edhe me Eurojust ishin: Roli i Eurojust në luftën kundër krimit ndër-kufitar; Bashkëpunimi mes Eurojust dhe vendeve të treta; Bashkëpunimi në mes të Eurojust dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor; Prezantimi i Kosovës dhe kornizës së saj për bashkëpunim juridik – që u realizua nga z. Gazmend Çitaku Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Dita e dytë vijoi me trajtimin e këtyre temave: përshkrimi i mënyrës së funksionimit të praktikë të instrumenteve të përdorura nga Rrjeti i Ekipit të Përbashkët Hetimor në bashkëpunim me Eurojust; Prezantimi i punës strategjike të Eurojust të kryer nga grupi punues për çështjet kundër terrorizmit dhe krimit kibernetik, rrjet ky që mbështetet nga EJCN, si dhe mbrojtja e të dhënave personale në Eurojust.

Konferenca u përmbyll me diskutime të ndryshme nga të gjithë pjesëmarrësit të cilët gjithashtu parashtruan pyetje rreth funksionimit të Eurojust dhe krijimit të pikave kontaktuese me vendet e treta të Ballkanit Perëndimorë, organizimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve, krijimin e pikave kontaktuese dhe lidhjen e marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Eurojust, përmirësimin e luftimit të krimeve ndër-kufitare, si dhe eksplorimit të formave potenciale të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Eurojust.

Shpërndaje :