Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-12-2020

Menaxhimi i TIK-ut

Më 10 dhjetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “ Menaxhimi i TIK-ut ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Nexhat Haziri ,  Udhëheqës i Departamentit te Teknologjisë Informative SKPK, z.  Fatmir Rexhepi, Shef i zyrës se TI-së  SKGJK.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përdorimin e  sistemeve elektronike si dhe komunikimin elektronik.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ nga gjykatat dhe prokuroritë.

Shpërndaje :