Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-12-2020

Ligji për Pyjet e Kosovës, Mbrojtjen e Natyrës dhe Mbrojtjen e Ambientit

Më 15 dhjetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Ligji për Pyjet e Kosovës, Mbrojtjen e Natyrës dhe Mbrojtjen e Ambientit”, në bashkëpunim me projektin GIZ.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: znj. Biljana Rexhiq, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me rëndësinë e Ligjit për Pyjet e Kosovës, Mbrojtjen e Natyrës dhe Mbrojtjen e Mjedisit, por me theks të veçant, rëndësinë dhe prioritetin qe duhet kushtuar trajtimit të kësaj lëmije nga Divizionet e Kundërvajtjes.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave themelore të divizioneve për kundërvajtje.

Shpërndaje :