Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-12-2020

Menaxhimi i kohës dhe stresit

Më 16-17 dhjetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit  për Trajnime të Vazhdueshme , është duke e  realizuar Trajnimin  përmes platformës Zoom me temë “Menaxhimi i kohës dhe stresit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Prof.ass.dr. Fatmir Çollakaj, Prodekan në Kolegjin AAB.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i shkathtësive të pjesëmarrësve lidhur me menaxhimin e kohës dhe stresit si një predispozitë e përmirësimit të perfomancës së tyre në funksion të mbështetjes së punës dhe rritjes së efiqencës së punës së Gjykatave dhe Prokurorive gjatë ushtrimit të detyrave dhe funksioneve të tyre të përcaktuara me ligj.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ nga gjykatat dhe prokuroritë.

Shpërndaje :