Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-01-2021

Trajnimi i Trajnuesve në fushën e Drejtësisë Komerciale – Sesioni II

Sot, më datë 25 Janar 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka vazhduar me sesionin e II-të të Trajnimit të Trajnuesve në fushën e Drejtësisë Komerciale.

Siç është cekur më parë, ky trajnim vije si rrjedhojë e hulumtimeve dhe identifikimit të nevojave trajnuese në këtë fushë, si dhe proceseve ligjore të cilat janë në rrugë e sipër, si krijimi i Gjykatës Ekonomike në Kosovë.

 Sikur sesioni i I-rë, edhe sesioni i II-të do të ketë kohëzgjatje prej 4 ditësh, ku fillimisht pritet të diskutohen detyrat dhe draft modulet e përgatitura nga kandidatët nga sesioni i I-rë trajnues, si dhe diskutimi mbi rastet studimore të përzgjedhura në module.

Në ditën e dytë dhe të tretë, trajnimi do të fokusohet në vazhdimin e zhvillimit të kurrikulës trajnuese, teknikat e trajnimit, planifikimin e kohës së trajnimit, dëgjimet aktive nga trajnuesi si dhe “stuhitë” e mendimeve apo brainstorming.

 Në ditën e katërt dhe të fundit për këtë sesion, fokusi do të jetë në zhvillimin e aftësive prezantuese, komunikimin joverbal trajnues-pjesëmarrës, kalimi i situatave të palakmueshme gjatë trajnimit, si dhe përmbledhja e diskutimeve dhe rekomandimeve të dalura nga Sesioni i II-të trajnues.

Për shkak të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, edhe sesioni i II-të është duke u zhvilluar përmes platformës elektronike Zoom

Shpërndaje :