Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-01-2021

Veprat penale kundër Narkotikëve me theks të veçantë kur kryhen në formë të organizuar

Më 26 janar 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Veprat penale kundër Narkotikëve  me theks të veçantë kur kryhen në formë të organizuar”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me rrezikun e  narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.

Shpërndaje :