Më 27 janar 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) në bashkëpunim me Programin e USAID – Drejtësia Komerciale, implementuar nga CHECCHI and COMPANY ka realizuar trajnimin me temë “Ndërmjetësimi”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me risitë që ka sjellë Ligji nr.06/-009 për Ndërmjetësimin dhe zbatimi i drejtë i këtij ligji në praktikë.
Me rastin e këtij trajnimi u elaboruan sfidat e sistemit gjyqësor si dhe alternativat për tejkalimin e tyre, praktika e ndërmjetësimit në Kosovë duke vënë në pah edhe krahasimet e proceseve gjyqësore me ndërmjetësimin dhe përfitimet e palëve që zgjedhin zgjidhjen e rasteve përmes ndërmjetësimit. Vëmendje të veçantë kishte edhe praktika e ndërmjetësimit në vendet tjera me fokus te praktika e SHBA-së duke vënë në pah aspektet krahasimore por edhe avantazhet për palët dhe sistemin gjyqësor.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin 47 pjesëmarrës , prej tyre 9 gjyqtarë nga Gjykata së Apelit, 32 gjyqtarë nga Gjykatat Themelore dhe 6 prokuror nga Prokuroritë Themelore.
27-01-2021