Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-05-2013

Punëtori: “E Drejta për Drejtësi dhe Ballafaqim me të Kaluarën në Kosovë”

Me 17 maj 2013, Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (CRDP) organizuan një puntori me temën e lartpërmendur.
Në hapje të kësaj punëtorie z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës theksoj  se “IGJK në mbështetje të organizatave të ndryshme ndërkombëtare ka arritur të ofrojë ekspertizë të vlefshme në ngritje të kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me theks të veçantë në tema specifike”.
Me këtë rast, ambasadori i Holandës në Kosovë, z. Robert Bosch u shpreh se “Ata që kanë pasur të kaluar të vështirë, që kanë qenë cak i dhunës, padrejtësive të mëdha, për ta ballafaqimi me të kaluarën nuk është i lehtë”.
Çështjet kryesore që u diskutuan gjatë kësaj puntorie në panel ekspertësh dhe grupe pjesmarrësish ishin sfidat në luftë kundër mosndëshkueshmërisë – në kontekst të shembujve ndërkombëtarë (Guatemala) dhe shembullit të Kosovës. 
Në cilësi të ekspertëve, në këtë punëtori ishin; z. Carlos Castesana-Fernandez, prokuror pranë Gjykatës Supreme në Spanjë, z. Besim Kelmendi, prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Katja Dominik, gjyqtare e EULEX-it, Erik Larson prokuror i EULEX-it dhe Jonathan Sisson këshilltar rajonal për ballafaqim me të kaluarën nga Zvicra. 
Pjesmarrës të kësaj tryeze ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga nivele të ndryshme si dhe stafi nga IGJK, CRDP dhe zyra e Pokurorit të Shtetit.

Shpërndaje :