Më 18 shkurt 2021 Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Procedurat gjyqësore në rastet e shpronësimit ”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Erdogan Haxhibeqiri dhe z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve si të analizojë dhe zbërthejë procedurën e shpronësimit, të identifikoj kushtet paraprake për shpronësim dhe kriteret të cilat zbatohen për shpronësim.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore, departamenti civil, nga të gjitha Regjionet e Kosovës.
18-02-2021