Më 25 shkurt 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Albert Zogaj gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e arsyetimit dhe shkrimit ligjor.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor
25-02-2021