Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-05-2013

PTV Tryezë pune me ekspertë - “Sfidat e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve”

Më 17 maj 2013, IGJK ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temë ”Sfidat e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve - LMD”. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore të LMD-së të cilat kanë të bëjnë me parashkrimin dhe pavlefshmërinë e kontratave. 
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet që lidhen me parashkrimin, pavlefshmërinë absolute dhe relative të kontratave, zgjidhjen e problemeve ligjore dhe praktike të parashkrimit, afatin e parashkrimit, ndaljen dhe ndërprerjen e tij. Gjithashtu u trajtua edhe e drejta e të dëmtuarit për të kërkuar shpërblim dhe mundësia e kompensimit të kërkesës së parashkruar. Gjatë trajnimit u shqyrtuan dhe diskutuan disa raste të veçanta nga praktika gjyqësore.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët në Divizionin Civil të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :