Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-02-2021

Takim me Avokatin e Popullit

Më 24 Shkurt 2021, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu zhvilloi takim me Avokatin e Popullit z. Nehat Qelaj. Në kuadër të takimit ishin prezent edhe  z. Habit Hajredini – Drejtor i zyrës për qeverisje të mirë në kuadër të zyrës së Kryeministrit si dhe dy përfaqësues nga UNDP znj. Virgjina Dumnica dhe z. Ardian Latifaj.

Gjatë takimit janë diskutuar çështjet e koordinimit të mëtutjeshëm të aktiviteteve në fuqizimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga Diskriminimi dhe vetëdijesimit të publikut dhe masës së gjerë për të drejtat që ju takojnë nga ky Ligj.

Ky takim ka ardhur si rezultat i punës së fokus grupeve të realizuara gjatë vitit 2020, rreth çështjeve dhe sfidave në fushën e Diskriminimit ku Akademia e Drejtësisë dhe Institucioni i Avokatit të Popullit kanë qenë një ndër akterët kyç në këtë fushë.

Drejtori Ekzekutiv z. Fejzullahu shprehu falënderim ndaj punës së Institucionit të Avokatit të Popullit dhe UNDP, si dhe tregoi gatishmërinë dhe vullnetin që të vazhdohet edhe më tutje në forcimin e zbatimit të Ligjit kundër Diskriminimit.

Vlenë të theksohet se Akademia e Drejtësisë,  në Programin e saj Trajnues të vitit 2021, ka inkorporuar disa nga temat e propozuara nga fokus grupet rreth Ligjit për mbrojtjen nga Diskriminimi.

Shpërndaje :