Me 4 mars 2021, në Akademinë e Drejtësisë në mbështetje të Ambasadës Britanike, përkatësisht projektit AXIOM International do të mbahet trajnimi me temë: “Kryerja e intervistave të bazuara në kompetencë”.
Qëllimi i i këtij trajnimi është zbatimi i drejtë i Udhëzuesit të miratuar së fundmi nga Këshilli, së bashku me udhëzimet e mbështetura për një proces objektiv, transparent, jo diskriminues dhe gjithëpërfshirës të bazuar në merita me rastin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve.
Çështjet që do të trajtohen në kuadër të këtij trajnimi janë: Përgatitja, strukturimi, caktimi, hapja dhe përmbyllja e intervistës; Shtrimi i pyetjeve në intervistë; Vlerësimi dhe poentimi (notimi) i një interviste si dhe Ushtrime praktike – vlerësimi dhe poentimi (notimi) i kandidatëve.
Përfitues të këtij trajnimi janë anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
04-03-2021