Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-05-2013

PTV Tryezë pune: “E Drejta Trashëgimore”

Më 20 dhe 21 maj 2013, IGJK ka mbajtur një trajnim dyditorë me temë ”E drejta trashëgimore”. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me bazat e thirrjes në trashëgimi, transaksionet midis të gjallëve si dhe zbatimi i drejtë i dispozitave të Ligjit për Trashëgimin. 
Gjatë këtij trajnimi, përmes ligjërimit dhe analizës së rasteve nga praktika gjyqësore u trajtuan çështjet që lidhen me bazat e thirrjes në trashëgimi dhe transaksionet midis të gjallëve. Ishte vlerësim i përgjithshëm se rregullimi i çështjeve trashëgimore në momentin e tanishëm në Kosovë gjenden në një fazë tejet të rëndësishme të zhvillimit të tyre. Problematike këtë fushë të së drejtës e bënë  ekzistimi i relikteve të së drejtës zakonore në jetën e përditshme juridike në disa rajone me pak të zhvilluara të Kosovës, ekzistimi edhe më tutje i pasurisë së përbashkët të familjeve të mëdha në fshat dhe çështjet e avancimit të së drejtës së femrës për të trashëguar. 
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët në Divizionin Civil të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :