Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-03-2021

Takim i Grupit Punues të Programit të Mentorimit

Sot më 16 Mars 2021, Akademia Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e Axiom International Ltd. dhe Agencia, projekt ky i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së madhe në Kosovë, mbajti takimin e pestë të grupit punues të Mentorimit.

Në këtë takim morën pjesë znj. Neelam Sarkaria, Udhëheqëse e Programit të Mentorimit - Axiom International,  Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, z. Besim Kelmendi Prokuror në Prokurorinë e Shtetit dhe z. Zejnulla Gashi ish-Udhëheqës i Komisionit Normativ të KPK-së.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e grupit punues aprovuan procesverbalin e takimit të kaluar dhe diskutuan rreth pyetjet e hartuara, zhvillimin dhe implementimin të anketës së propozuar po nga po ky grup për prokurorët, si dhe mënyrën e shpërndarjes së kësaj ankete përmes Akademisë së Drejtësisë tek prokurorët të cilët merren me raste të korrupsionit.

Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe Zhvillimi Institucional në Drejtësi në Kosovë dhe  Manuali i Mentorimit mbi Drejtësinë, për të cilin anëtarët e këtij grupi ranë dakord dhe diskutuan rrugët dhe mjetet e duhura për implementimin e tij brenda institucioneve përkatëse.

znj. Neelam Sarkaria, si Udhëheqëse e Programit të Mentorimit, falënderoi grupin për punën dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e manualit dhe njëkohësisht uroi që të ketë edhe raste të tjera për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Edhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë falënderoi Neelam dhe Ambasadën e MB për mbështetje të institucioneve të drejtësisë përmes projekteve të tyre dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Akademinë e Drejtësisë, njëkohësisht premtoi se Akademia do të mbetet e përkushtuar në ofrimin e kapaciteteve dhe mbështetjen e realizimit të objektivave të përbashkëta dhe implementimin e manualit në mënyrë të duhur dhe të drejtë.

Shpërndaje :