Më 16 mars 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor në dy grupe, në formë të kombinuar fizike dhe online përmes platformës zomm në (kohë reale) ”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Vaton Durguti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i shkathtësive të pjesëmarrësve për identifikimin e problemeve të menaxhimit të rasteve për të zhvilluar dhe zbatuar një plan për menaxhimin e rrjedhjes së lëndës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Administratorët, ndihmës administratorë, shefi i ZML-së, referentët, zyrtarët e statistikave, zyrtarët e informimit dhe arkivist të gjykatave nga të gjitha regjionet e Kosovës.
16-03-2021