Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-03-2021

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre

Më 17-18 mars   2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka  realizuar trajnimin   përmes platformës Zoom me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Lumni Sallauka dhe z. Valon Totaj gjyqtar  në Gjykatën e Apelit

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i shkathtësive të pjesëmarrësve lidhur me analizimin e

legjislacionit të zbatueshëm që i referohet procedurës gjyqësore për dhënien e mbrojtjes

juridike për të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rastet e ndryshimit të statusit

të tyre.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :