Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-03-2021

Nën moduli “ E drejta civile” sesioni i parë

Pas miratimit të Rregullores për Plotësim Ndryshimin e Rregullores Nr.03/2017 për trajnimin  fillestar, nga Këshilli Drejtues i Akademisë, me dt. 08 mars 2021, u morr vendim që nga dt. 22 mars 2021, struktura e realizmit të trajnimeve të ndryshoj. Në këtë mënyrë trajnimi teorik fillon me realizimin e tij nga lëmia civile dhe vazhdon pa ndërprerjeje pesë (5) ditë të javës gjatë tre muajve të ardhshëm, për të vazhduar më pas me trajnimin praktik po ashtu nga kjo lëmi dhe i njëjti proces do të zhvillohet edhe me pjesën penale.

Nga nën moduli “E drejta civile” në këtë sesion është duke u trajtuar: E drejta civile, nocioni, parimet dhe burimet e së drejtës civile.

Metodologjia e cila do të përdoret përfshinë shqyrtimi i rasteve praktike, bashkëbisedim nga ana e pjesëmarrësve duke parashtruar pyetje dhe ngritje të dilemave.

Përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komuniteti serb.

Shpërndaje :