Me 25 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta civile ” me trajnues z. Shukri Sylejmani gjyqtar në gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u shtjelluar: Rrëzueshmëria e punëve juridike relativisht të pavlefshme, deklarimi i vullnetit me të meta si dhe pasojat e anulimit të punëve juridike të rrëzueshme.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e bashkëbisedimit si dhe rasteve praktike.
Trajnimi u realizua në objektin e Akademisë në përjashtim një pjesëmarrësi i cili është duke e ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
25-03-2021