Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-03-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i parë - tema “Paraqitja e padisë në gjykatën e shkallës së parë”

Me 26 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Kërkesëpadia (Petitum), dhe llojet e padive, bashkimi i kërkesëpadive, pasojat proceduralo-juridike të paraqitjes së padisë dhe mbrojtja nga padia dhe kërkesëpadia.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e interaktive, ku duke trajtuar shembuj  dhe raste praktike pjesëmarrësit po avancojnë njohuri të reja rreth kësaj çështje.

Trajnimi u realizua në objektin e Akademisë në përjashtim të një pjesëmarrësi i cili është duke e ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :