Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-03-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i dytë - tema “Shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgjigja në padi”

Me 29 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8), është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura Kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgjigja në padi, dërgimi i padisë palës së paditur dhe përgjigja në padi etj.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e interaktive,  duke trajtuar raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

 

Shpërndaje :