Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-03-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i katërt - tema “ Seanca përgatitore dhe pajtimi gjyqësor”

Më 31 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura Kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Ndërmjetësimi dhe pajtimi gjyqësorë, përgatitja dhe udhëheqja e seancës përgatitore, marrja e vendimeve gjyqësore gjatë seancës përgatitore dhe përpilimi i seancës përgatitore. 

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e interaktive, duke trajtuar shembuj dhe raste praktike rreth kësaj çështje. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :