Më 24 maj 2013, IGJK mbajti një tryezë diskutimesh lidhur me Kodin e Procedurës Penale.
Gjatë trajnimit të realizuar gjyqtarët dhe prokurorët patën mundësi që të njihen me komentet dhe rekomandimet e grupit punues të angazhuar për të identifikuar risitë dhe problemet rreth aplikimit të KPPK, në mënyrë që dispozitat e këtij kodi të zbatohen sa më drejt. Pjesëmarrësit në këtë trajnim mirëpriten sqarimet dhe komentet e grupit punues, shtruan për diskutim problemet që po hasin gjatë zbatimit praktikë të KPPK-së dhe morën sqarime shtesë nga trajnuesit që ishin pjesë e grupit punues.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
24-05-2013