Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-04-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e parë, sesioni i pestë - tema “Parashtresat dhe dërgimi i shkresave”

Me 01 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Nga nën modulit “Procedura kontestimore-pjesa e parë” janë duke u shtjelluar: veprimi  i gjykatës në rastet kur parashtresa nuk është e kuptueshme dhe e plotë, pasojat e mos plotësimit - korrigjimit të parashtresës, problemet që mund të paraqiten lidhur me komunikimin e shkresave, problemet që mund të paraqiten në dërgimin e shkresave në rast të ndërrimit të adresës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e bazuar në raste praktike si dhe janë duke trajtuar edhe shembuj konkret lidhur me nën temat.

Trajnimi po realizohet në objektin e Akademisë, nën masat adekuate mbrojtëse ndaj virusit SARS-2 COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :