Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-04-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e parë, sesioni i shtatë - tema “ Përfundimi i procedurës me vendim të gjykatës ”

Më 06 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Fejzullah Rexhepi gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Përmbajtja e aktgjykimi, dhënia, hartimi me shkrim dhe dërgimi i aktgjykimi, korrigjimi i aktgjykimi, forma e prerë e aktgjykimit dhe llojet e aktgjykimit, aktgjykimi detyrues, aktgjykimi vërtetues dhe aktgjykimi transformues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën interaktive, duke shtjelluar raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :