Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-04-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i shtatë - tema “ Dëshmitarët ekspertët dhe palët ”

Me 06 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura Kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Dëshmitarët, mjetet provuese në procedurën kontestimore, faktet që duhet të provohen dhe ato që nuk duhet të provohen në procedurën civile, autorizimet e gjykatës se kur mund të marrin prova sipas detyrës zyrtare ( ex officio) dhe dispozitat ligjore rreth barrës së të provuarit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën interaktive, duke trajtuar shembuj dhe raste praktike rreth kësaj çështje.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :