Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-04-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i tetë - tema “Sigurimi i kërkesë padisë”

Me 07 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga kuadër të nën modulit “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” po trajtohen:kushtet për caktimin e masave të sigurimit, pasojat e mos respektimit të masave me të cilat sigurohet kërkesëpadia, përmbajtja e aktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimit, autorizimet e gjykatës në lidhje me sendet e siguruara dhe shpenzimet e shkaktuara përgjatë procedurës për sigurimin e kërkesëpadisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, si dhe me anë të ushtrimeve duke e zhvilluar edhe një simulim. Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :