Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-04-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i nëntë - tema “ Ndërprerja dhe posedimi i procedurës ”

Me 08 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura Kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Dallimi se në cilat raste ndërpritet procesi gjyqësor dhe në cilat raste shkaktohet pushimi i gjykimit, kur mund të vazhdohet procedura e ndërprerë dhe sipas propozimit të kujt dhe a lejohet ushtrimi i mjetit juridik (ankesës) kundër vendimit me të cilin është ndërprerë procesi gjyqësor apo është pushuar gjykimi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit.

Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :