Sot më 08 Prill 2021, Akademia e Drejtësisë, në vazhdën e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës rreth forcimit të institucioneve në Kosovë në luftën kundër kundër torturës, keqtrajtimit dhe trajtimit tjetër denigrues, ka prezantuar manualin e përgatitur mbi Ndalimin e Keqtrajtimit dhe Luftimin e Mosndëshkimit. Ky manual përveç që do ju shërbejë gjyqtarëve dhe prokurorëve në punën e tyre të përditshme, gjithashtu do të shërbejë edhe si material didaktik për Trajnuesit e angazhuar në këtë fushë.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i manualit dhe koordinimi i mëtutjeshëm i aktiviteteve të përbashkëta mes Akademisë dhe KE-së. Gjatë takimit u shpreh nevoja e ngritjes së kapaciteteve profesionale në këtë fushë, si një temë e re dhe e pa trajtuar mjaftueshëm, si dhe përgatitja e një kuadri të profesionalizuar dhe kualifikuar të trajnerëve.
Akademia e Drejtësisë dhe KE u dakorduan që të vazhdohet bashkëpunimi i mëtutjeshëm dhe të bëhen përgatitjet e duhura që fillimisht të bëhet organizimi i një (1) Trajnimi për Trajnues në gjysmën e dytë të muajit Qershor 2021.
Pjesëmarrës në takim ishin:
znj. Melihate Rama – Udhëheqëse e Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme në AD;
znj. Elena Jovanovska-Brezoska – Koordinatore e Programit (divizioni kombëtar i zbatimit të të drejtave të njeriut;
znj. Ivana Roagna – Eksperte Ligjore nga KE;
z. Alban Muriqi – Ekspert vendor dhe,
z. Ljubisa Bascarevic - Zyrtarë i lartë i Projektit “Forcimii institucioneve në Kosovë në luftën kundër kundër torturës, keqtrajtimit dhe trajtimit tjetër denigrues.
08-04-2021