Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-04-2021

Nën moduli – “E drejta familjare”, sesioni i katërt - tema “ Kundërshtimi dhe vërtetimi i amësisë apo i atësisë ”

Më 19 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues  z. Valon Totaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Statusi i fëmijës martesor, kundërshtimi i amësisë dhe atësisë, fëmijët jashtëmartesor, vërtetimi i amësisë në procedurë gjyqësore dhe vërtetimi i atësisë në procedurë gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të bashkëbisedimit.

Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :