Më 21 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Përkufizimi i dhunës në familje, masat mbrojtëse kundër dhunës në familje, mbrojtja gjyqësore kundër dhunës në familje dhe dispozitat ligjore të zbatueshme rreth dhunës në familje sipas LMDHF.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të bashkëbisedimit.
Pas vendimit për lirimin e masave trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive si online por ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
21-04-2021