Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-04-2021

Nën moduli – “E drejta e detyrimeve”, sesioni i shtatë - tema “Parashkrimi”

Më 22 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta detyrimeve” me trajnues  z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Nga kuadër të kësaj temë janë duke u shtjelluar nën temat: Afati i parashkrimit, ndalja e parashkrimit, ndërprerja dhe shkaqet e parashkrimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive dhe online, pasi ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :