Më 26 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e punës” me trajnues z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nga kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Masat disiplinore dhe menaxhimi i kontesteve, pezullimi, ndërprerja dhe përfundimi i marrëdhënies së punës në shërbimin civil, Ligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, legjislacioni i zbatueshëm në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale si dhe konflikti administrativ.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe janë duke zhvilluar edhe shembuj të ndryshëm nga praktika. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive po ashtu edhe online, pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
26-04-2021