Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-04-2021

Program i Specializuar Trajnimi Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni I

Më 27-28 Prill 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë Program i Specializuar  Trajnimi “Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Samedin Mehmeti, Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe z. Vilard Bytyqi, profesor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi konceptet kyçe të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm, si dhe vet konceptit të terrorizmit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtar nga Departamenti Special, gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.

 

Shpërndaje :