Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-04-2021

Nën moduli – “E drejta e punës”, sesioni i katër tema“Mbrotja në punë

Më 27 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e punës” me trajnues  z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të kësaj teme janë trajtuar: Përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale, të drejtat e të punësuarit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale, përgjegjësia ligjore e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, sipas legjislacionit tonë dhe legjislacioni i zbatueshëm në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me anë të metodës interaktive janë duke shkëmbyer mendime rreth temës. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive po ashtu edhe online, pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :