Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-04-2021

Nën moduli – “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, sesioni i parë tema “E drejta e pronësisë”

Më 28 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta” me trajnues  z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Nga kuadër të sesionit të parë nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”  janë trajtuar këto tema: Pronësia dhe pasuria, karakteristikat e pronësisë dhe Kufizimet e pronësisë.

Trajnimi po zhvillohet i bazuar ne rastet praktike dhe formë të bashkëbisedimit. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive për parandalimin e virusit Covid-19, gjithashtu edhe online, pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

 

Shpërndaje :