Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-04-2021

Nën moduli – “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, sesioni i dytë tema -“Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët”

Më 29 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta” me trajnues z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar këto tema: Bashkëpronësia dhe prona e përbashkët, të drejtat dhe detyrimet e bashkëpronarëve, e drejta e pjesëtimit, shuarja e bashkëpronësisë, pronësia e përbashkët e familjeve të mëdha, pronësia e përbashkët e bashkëshortëve, pronësia e përbashkët bashkëtrashëgimtarëve mbi sendet e masës trashëgimore dhe e drejta e pronës në kate.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike duke trajtuar kështu shembuj të ndryshëm nga praktika gjyqësore. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive po ashtu edhe online, pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :