Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-06-2013

PTV Tryezë diskutimesh “ Risitë e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”

Më  3 qershor  2013, IGJK mbajti një tryezë diskutimesh lidhur me Kodin e Procedurës Penale.
Gjatë trajnimit të realizuar gjyqtarët dhe prokurorët patën mundësi që të njihen me komentet dhe rekomandimet e grupit punues të angazhuar për të identifikuar risitë dhe problemet rreth aplikimit të KPPK, në mënyrë që ata t’i zbatojnë sa më drejt dispozitat e tij. Pjesëmarrësit në këtë trajnim mirëpriten sqarimet dhe komentet e grupit punues të prezantuara nga trajnuesit, shtruan për diskutim problemet që po hasin gjatë zbatimin në praktikë të dispozitave të reja të KPPK dhe morën përgjigje në shumë pyetje dhe çështje problematike që shtruan për diskutim.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës si dhe bashkëpunëtorë profesional nga gjykatat dhe prokurorit.

Shpërndaje :