Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-06-2013

Trajnim: “Instrumentet Ligjore Evropiane për Bashkëpunim Ndërkufitar në rastet e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (Bashkëpunimi Gjyqësor në Çështjet Penale)”

Më 6 dhe 7 qershor 2013, IGJK në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) organizuan trajnimin dy ditor me temën e lartpërmendur.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me  Ekstradimin, Marrëveshjet e ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare.  

Gjatë këtij trajnimi ekspertët ndërkombëtarë prezantuan dhe diskutuan për Ligjin për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtarë në çështjet penale, nocionet dhe zbatimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë mbi bazë të Traktateve dhe Konventave si dhe Ekstradimi për dhe nga Kosova.

Gjithashtu u prezantua edhe Projekti i Binjakëzimit (BE), organizimi i ndihmës së ndërsjellë, detyrat dhe përgjegjësitë organizatave për bashkëpunim Juridik si;  Eurojust, EJN, Europol, Interpol, ICC, ICITY dhe ICTR. Trajnimi u përshkua nga trajtimi i rasteve praktike dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet trajnuesve dhe pjesëmarrësve.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin: Gjyqtarë të Gjykatave Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës, prokurorë nga Prokuroria Speciale e Kosovës si dhe hetues nga Dogana e Kosovës. 

Shpërndaje :