Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-06-2013

PTV Tryezë diskutimesh- Moduli – Lufta kundër korrupsionit

Më 11 qershor  2013, IGJK ka organizuar një tryezë diskutimesh ku janë trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me veprimet dhe luftën kundër korrupsionit.
Gjatë kësaj tryeze u diskutuan tema si; korniza legjislative në luftimin e korrupsionit, ligjet në fushën e prokurimit, agjencionet për zbatimin e ligjit kundër korrupsionit, strategjitë dhe taktikat hetimore të rasteve me elemente korruptive.
Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit të shembujve nga praktika dhe nxjerrjes së rekomandimeve rreth luftimit te kësaj dukurie të rrezikshme shoqërore. 
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive  themelore  nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

Shpërndaje :