Gjatë kësaj tryeze u diskutuan çështjet rreth masave të fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit të cilat i urdhëron prokurori dhe ato që i urdhëron gjyqtari i procedurës paraprake si dhe procedura e aplikimit të këtyre masave. Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit të shembujve nga praktika dhe nxjerrjes së rekomandimeve për aplikim praktik të këtyre masave. Një vëmendje parësore iu kushtua risive të Kodit të Procedurës Penale si dhe zbatimi i tyre në praktikë.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
11-03-2013