Nga 24 deri më 27 qershor IGJK në bashkëpunim me projektin BE- KE KMOM-MPB (Fuqizimi i institucioneve në luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe dhunës në familje) mbajti një tryezë diskutimesh me temën e lartpërmendur.
Gjatë kësaj tryeze katër ditore u trajtuan tema si; Konventa e KB kundër krimit të organizuar transnacional, Traktatet ndërkombëtare dhe korniza e BE-së lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, Bashkëpunimi ndërkombëtarë, Menaxhimi i rasteve të trafikimit, Trajtimi i informatorëve, Mbikëqyrja e aktiviteteve ndërkufitare dhe bashkëpunimi rajonal policor, Teknikat e marrjes në pyetje si dhe Hetimi financiar mbi trafikimin me qenie njerëzore. Në ditën e katërt të këtij trajnimi u realizua një simulim gjykimi në të cilën u angazhuan të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës, pjesëtarë nga Policia e Kosovës si dhe nëpunës nga Agjencia për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurive (MD).
27-06-2013