Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-07-2013

PTV Trajnim “ Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje - aktet nënligjore, bashkëpunimi i akterëve të drejtësisë dhe institucioneve të ndryshme në mbrojtje nga dhuna në familje”

Më 1 korrik 2013, IGJK në bashkëpunim me UNDP/WSSI Plus,  ka mbajtur trajnimin me temën e lartpërmendur. 
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet në lidhje me procedurën civile për mbrojtjen nga dhuna në familje, roli i gjyqtarit penalist gjatë shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me veprat penale që lidhen me dhunën në familje si dhe  roli i prokurorit të shtetit në çështjet lidhur me mbrojtjen e viktimave të dhunës na familje.
Në veçanti u shqyrtua Udhëzimet Administrative Nr. 12/2012 dhe Nr. 02/2013 për mënyrën e trajtimit të kryesve të dhunës në familje ndaj të cilëve shqiptohen masat mbrojtëse të trajnimit të obligueshëm mjekësor nga varësia e alkoolit dhe substancave psikotrope. Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive dhe rasteve praktike lidhur me temat e trajtuara.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarët e divizioneve të ndryshme nga Gjykatat Themelore të  Regjionit të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit.

Shpërndaje :