Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-07-2013

PTV Tryezë diskutimesh -“Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore”

Më 2 korrik 2013, IGJK realizoj një tryezë diskutimesh me temë “Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbutja e pengesave të shumta që paraqiten në praktikë e sidomos në situatat kur ato vendime janë të plotfuqishme në rastet e ekzekutimeve me burg, por edhe atyre me gjobë. 
Gjatë këtij trajnimi u analizuan çështjet praktike që kanë të bëjnë me ekzekutimin e dënimeve kryesore, dënimeve plotësuese dhe alternative, ekzekutimi i vendimit për shpenzimet procedurale, konfiskimi i dobisë pasurore, kërkesave pasurore juridike dhe korrigjimi i vendimeve të ekzekutueshme. Trajnimin e përshkoj trajtimi i rasteve nga praktika dhe shkëmbimi i përvojave.
Përfitues të këtij trajnimi ishin kryetarë të gjykatave dhe gjyqtarë  nga  të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :